Lajme

Mërgimtarët po presin deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kolona 250 metra

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 17 July 2024

Në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë janë krijuar pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë, sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim Kufitar.

Ndërsa nuk ka pritje tek kjo pikë kufitare në dalje të saj.

Deri në 10 minuta, mërgimtarët po presin në Jarinje, ndërsa në dalje të saj 3-5 minuta.

-Advertisement-

Poashtu, ata të cilët po hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë, po u duhet të presin deri në 10 minuta, ndërsa në Muçibabë deri në 25 minuta, ku kolona është e gjatë deri në 100 metra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera