Lajme

Mërgimtarët mbesin në aeroport, të revoltuar tregojnë si nuk po iu lajmërohet askush nga Euro Koha ku kanë paguar bileta mbi 500 euro

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 27 August 2023

Një numër i madh i mërgimtarëve ka mbetur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo ka ndodhur si pasojë e dështimit të fluturimit me kohë në linjën Prishtinë-Stuttgart.

“Asnjë informacion nuk e kemi pse nuk jemi nisur me kohë. Jemi me familje shumica dhe mbi dy orë para fluturimit janë pritjet e rregullta dhe ka mbi dy orë që është vonu nisja. Tash na lajmrun që do fluturoni nw ora 19:00 por as kjo sipas tyre nuk është e sigurt. Një tjetër fluturim për në Zvicer ka pasur vonesa. Papërgjegjësi e madhe. Kane fillu me u revoltu udhetarët sepse ky është malltretim. Agjencia ku kemi pagu bileten me cmime teper të larta mbi 500 euro as që na lajmërohet më në telefon. Biletat i kemi të agjencisë Euro Koha”, ka thënë një mergimtar i cili ka kontaktuar në redaksinë e Gazetes Infokus.

-Advertisement-

I njëjti ka paralajmëruar se shumica e udhëtarëve janë të revoltuar dhe thonë se do të nisin procedura ligjore.

“Eshtë e turpshme sepse marrin paret dhe na detyrojnë të paguajmë cmime teper të larta dhe ndodhin gjëra të tilla dhe as nuk e qajnë koken për të na lajmëruar të pakten se çka po ndodh. Do të bëjmë ankesa dhe padi”, ka thënë një tjetër mërgimtarë që është në të njëjtën linjë të fluturimit që ka dështuar të niset me kohë.



Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera