Lajme

Mërgim Vojvoda ua kthen rumunëve me shqiponjë

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 12 September 2023

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist dhe skandaloz..

Ata kanë shfaqur një parullë ku thuhet “Kosova është Serbi”.

-Advertisement-

Pas kësaj Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt zhveshtoreve.

Ndeshja ende nuk ka filluar dhe tani pritet një vendim i ri.

Gjatë largimit të futbollistëve nga fusha, Mërgim Vojvoda është parë duke parë shqiponjën me duar, si kundërpërgjigje ndaj rumunëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera