Sport

Mërgim Vojvoda e nisë vitin me një asistim maestral

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 10 January 2022

Torino dhe Fiorentina po luajnë aktualisht në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në ‘Stadio Olimpico di Torino’, skuadra e Torinos është duke fituar me rezultat 3-0 pas 45 minutave të parë.

Për Torinon nga minua e parë po luan edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

-Advertisement-

Madje futbollisti nga Skenderaj asistoi te goli i parë i skuadrës vendase.

Vojvoda e shfrytëzoi mirë një gabim të mbrojtjes mysafire, duke krosuar dhe gjetur për mrekulli WIlfred Singom, i cili shënoi gol të bukur me kokë për rezultatin 1-0./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera