Mërgim Lushtaku tregon se a është bërë deputet dhe sa vota ka marrë
Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 15 June 2017
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, përmes një postimi ka falënderuar qytetarët për rreth 20 mijë vota që ka marrë.
Lushtaku në veçanti ka falënderuar vendlindjen Skenderaj, siç thotë ai i kanë dhënë nëntë mijë vota, diku 45% të votave të përgjithshme, transmeton Infokusi.com
Kujtojmë që Mërgimi është djali i kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.
Postimin e plotë të Lushtakur bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
“Të nderuara motra dhe vëllezër, votues, të respektuar dashamirë e përkrahës,
Nga të dhënat prej terrenit, kam marrë konfirmimin se qytetarët e Kosovës ma kanë besuar votën e cila e kalon numrin e 20 mijëve.
Faleminderit për mbështetjen tuaj që të gjithëve! Faleminderit vendlindja ime, Skenderaj, që më keni dhënë nëntë mijë vota, diku 45% të votave të përgjithshme.
Faleminderit qendrave tjera të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Drenas,Gjilan, Vushtrri dhe të gjithave qyteteve tjera të Kosovës, për pjesën tjetër të votave që kalojnë shifrën e 11 mijëve apo mbi 55% të numrit të përgjithshëm të votave që m’i keni besuar.
Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim personal, të familjes dhe të rrethit tim të ngushtë për përkrahjen që më keni dhënë.
Suksesi dhe fitorja ime është sukses dhe fitore edhe e juaja! Besimin të cilin më keni dhënë, me tërë qenien dhe mendjen time do të mundohem ta dërgoj në vendin e duhur, duke e kryer detyrën e deputetit me nder, përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe njëherësh duke u bërë zëri përfaqësues i interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Besimin që ma keni dhënë përmes votës, të dashur e shumë të respektuar qytetarë anekënd Kosovës, e konsideroj si mision të shenjtë dhe kam shpresë që s’do t’u zhgënjej. Nuk do të kisha fytyrë t’u dilja më para nëse do ta bëj një gjë të tillë.
Uroj dhe shpresoj që Kosova sa më shpejtë të themelojë institucionet e reja pas zgjedhjeve fer dhe demokratike që u mbajtën, ku Sovrani e tha fjalën e tij, duke nxjerrë koalicionin PAN të parin në renditje, me përqindjen më të lartë, kësisoj duke i dhënë të drejtën kushtetuese e ligjore për mandatar të themelimit të institucioneve.
Është në interesin e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve që mos të krijohen vonesa, për shkak të proceseve të rëndësishme të cilat e presin Kosovën. Është në detyrën tonë si deputetë që kemi marrë besimin e qytetarëve nëpërmjet votës, mos t’i dëshpërojmë edhe më tej.
Pa e zgjatur, të respektuar votues, faleminderit përzemërsisht!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të mrekullueshëm !”/INFOKUSI
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...