Lajme

Mergim Lushtaku shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në Çubrel

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 27 January 2025

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja.

Lushtaku u shpreh i tronditur pas lajmit ku mbetën të vdekur tre anëtarët e familjes Gashi nga Peja të dielën mbrëma në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë.

“Jam thellësisht i prekur nga lajmi tragjik i humbjes së tre jetëve në aksidentin e mbrëmjes së sotme në Çubrel.”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot nga dega e PDK-së.

“Për shkak të kësaj tragjedie, Skënderaj ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për nesër nga dega e PDK-së. Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe të afërmit e tyre. Zoti i mëshiroftë”, ka shkruar Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera