Lajme

Mergim Lushtaku: Kaçaniku kala e pamposhtur me mbështetës të zjạrrët e besnik ndaj PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 20 January 2025

Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 100, Mergim Lushtaku, ka vizituar të dielën Kaçanikun.

Mergim Lushtaku në faqen e tij zyrtare në “Facebook” është shprehur se Kaçaniku, si çdo herë, vazhdon të mbetet një kala e pamposhtur, me mbështetës të zjarrtë e besnik ndaj PDK-së.

Ai po ashtu ka theksuar se Kosovare Murseli dhe Azem Guri janë dy kandidatë nga lista fituese e PDK-së nga Kacaniku.

-Advertisement-

“Dy kandidatët nga Kaçaniku, Kosovare Murseli #56 dhe Azem Guri #74, janë një vlerë e shtuar për listën fituese të PDK-së #131. Gjithmonë mirënjohës e falënderues, Kaçanik”, shtoi Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera