Lajme

Mergim Lushtaku: Jakup Nura meriton mbështetjen tonë, votoni numrin 11 në listën fituese të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 15 January 2025

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim Lushtaku, ka vizituar Gjeneral Jakup Nurën , kandidat për deputet nga PDK-ja.

Lushtaku është shprehur krenar që në listën e PDK-së është edhe emri i Jakup Nurës, i cili sjell me vete gjithë kontributin e tij shumë vjeçar.

Kandidati për deputet Lushtaku ka thënë se Nura është një burrë trim, i cili njihet edhe për organizmin e UCK-së së lavdishme.

-Advertisement-

Ai kërkoi nga votuesit e PDK-së që të votojnë Jakup Nurën.

“Fjalët janë gjithmonë të mangta për të përshkruar plotësisht personalitetin e Gjeneral Jakup Nures. Veprat janë ato që flasin. Prapa modestisë dhe urtësisë së tij fshihen shumë histori epike e legjendare. Ky burrë e trim njihet për kontributin për atdhe si edhe për organizimin e UÇK-së së lavdishme. Jakup Nura meriton mbështetjen tonë, andaj votoni numrin 11 në listën fituese të PDK-së!”, ka shkruar Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera