Lajme

Mërgim Lushtaku e dëmton tavolinën e kuvendit duke e goditur me shishe

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 05 May 2022

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me zhurma të shumta nga opozita e vendit, duke penguar opozitën në fjalimet e tyre.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku e ka dëmtuar dukshëm tavolinën në sallën e Kuvendit, duke e goditur atë me shishe të qelqit.

Në bazë të pamjeve shihet se si vendi ku është i ulur deputeti i PDK-së është dëmtuar nga goditjet.

-Advertisement-

Opozita me zhurma e veprime janë duke kundërshtuar mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës si shenjë pakënaqësie për mos themelimin e komisionit hetimor për krizën energjetike në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera