Lajme

Merdar: Dy orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 26 August 2023

Bashkatdhetarët që po kthehen nga pushimet në Kosovë, pasditen e sotme po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 19:44, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova. Kolona e automjeteve brenda Kosovës në këtë pikë kufitare është deri në 1 kilometër, transmeton Telegrafi

Pritje deri në një orë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 500 metra. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në këtë vendkalim kufitar po pritet deri në 20 minuta.

-Advertisement-

Në vendkalimin kufitar në Jarinjë për të dalë nga Kosova po pritet 10 deri në 15 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje në hyrje, as në dalje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera