Auto&Tech

Mercedesi konfirmon prodhimin e motorit me 805 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 10 May 2018

Para se të prezantohej Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe, ishte paralajmëruar një koncept edhe më i fuqishëm me motor 4.0-litërsh hibrid V8, me 805 kuajfuqi.

Motori megjithatë nuk kishte dalë në versionin përfundimtar, por kjo mund të vijë në një veturë të AMG-së.

Në një intervistë për Digital Trends, shefi i Mercedes-AMG, Tobias Moers ka konfirmuar se motori një ditë do të prodhohet. Ai nuk ka specifikuar se në çfarë veture do të vijë, por ka premtuar se inxhinerët po punojnë në një version të tij.

-Advertisement-

“Ndoshta e kujtoni konceptin GT nga Gjeneva vitin e shkuar. Kishte motor V8 përpara dhe një motor elektrik prapa. Gjithçka është në zhvillim. Një ditë do të prodhohet”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera