Auto&Tech

Mercedesi gjobitet me 870 milionë euro për mashtrim me C-Class e E-Class

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 25 September 2019

Kompania mëmë e Mercedes Benz, Daimler, është gjobitur me 870 milionë euro, ose gati 1 miliardë dollarë, pasi prokurorët gjermanë zbuluan se kishin mashtruar me shkarkimin e gazrave ndotës me veturat e tyre C-Class dhe E-Class.

Janë rreth 280 mijë vetura C-Class dhe E-Class të cilat ishin pajisur me një program kompjuterik i cili i bënte të dukeshin më të pastra gjatë testimit, njësoj si manovrimi që kishte bërë dhe Volkswagen.

Vetëm katër vite më parë, Volkswagen u akuzua për të njëjtin skandal, që çoi në rikthimin e 700 mijë veturave për modifikim.

-Advertisement-

Ende nuk dihet e qartë se deri në ç’nivel arrin mashtrimi i Daimlerit, por hetimi është në vazhdim./tch

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy