Auto&Tech

Mercedes zbulon A-Class Sedan 2019 të ri-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 26 July 2018

Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes ka zbuluar A-Class e ri sedan, i cili është version i gjeneratës së katërt të këtij modeli.

Nga jashtë modeli saloon duket thuajse identik me A-Classin hatchback, por rëniet e tavanit të tij në qoshe janë shumë më të mprehta për të përfunduar me pjesën e pasme të re, transmeton koha.net.

Mercedes A-Class Sedan do të vijë me dy motër për t’u zgjidhur, njëri A200 me benzinë dhe tjetri A180 d me naftë.

-Advertisement-

Motori A200 është 1.3 litërsh turbo që prodhon 161 kuajfuqi, ndërsa ai me naftë është i ndërtuar në bashkëpunim me Renaultin, e që prodhon 114 kuajfuqi.

Mercedes A-Class i ri Sedan do të debutojë në verë të 2019-ës, e që do të rivalizojë më së shumti Audi A3 Saloon të ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera