Auto&Tech

Mercedes së shpejti prezanton konceptin e ri elektrik

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 25 July 2017

Qe një kohë është bërë e ditur se në kompaninë e njohur gjermane të veturave, Mercedes, është duke planifikuar të zgjerojë familjen e modeleve kompakte, anëtarët e së cilës për momentin janë A-Class, CLA, CLA Shooting Brake, GLA dhe B-Class.

Kjo, në vitet e ardhshme mund të ndryshojë sepse ky prodhues gjerman deri në vitin 2020 synon që blerësve t’iu ofrojë edhe disa vetura kompakte, duke përfshirë edhe Hatchback elektronik me pesë dyer, emri i të cilit do të jetë EQA, transmeton Koha.net.

Mercedesi këtë Hatchback në formë të konceptit do ta prezantojë në panairin e sivjetmë të veturave në Frankfurt, ndërsa si model serik, EQA pritet të arrijë në treg deri në vitin 2020. Koncepti EQA do të prodhohet në fabrikën e Bremenit, në Gjermani, dhe thuhet se nuk do të kushtojë lirë – në fakt, ai do të kushtojë rreth 40 mijë euro.

-Advertisement-

Image

Revista e njohur gjermane “Auto Bild”, ndërkohë ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet pamja e mundshme e konceptit Mercedes EQA, i frymëzuar nga pamja e konceptit Generation EQ i cili është prezantuar vitin e kaluar në panairin e veturave në Paris, përcjell Koha.net. Koncepti EQA do të jetë në dispozicion me platformën MEA, sistemin elektronik të tërheqjes, ndërsa autonomia e tij me vetëm një karikim do të jetë rreth 500 kilometra.

Mercedes EQA do të vijë me kapacitet prej 204 kuajfuqi dhe do të jetë i gjatë 4.4 metra, ndërsa detajet më të hollësishme pritet të publikohen në të ardhmen e afërt.

Mercedes, sipas informacioneve të mëparshme, do të investojë mbi 10 miliardë euro për zhvillimin e 10 modeleve elektrike të cilat do t’i shesë si nën-brendin EQ, i cili do të shfaqet në treg deri në vitin 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera