Mercedes EQC, premierë më 4 shtator
Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 29 July 2018
Mercedesi ka konfirmuar zyrtarisht datën e premierës së veturës së saj të ardhshme elektrike – modelin EQC, i cila do të mbahet më 4 shtator.
Premiera do të mbahet në Stockholm, kryeqytetin e Suedisë, ndërsa për publikun e gjerë premiera do të organizohet një muaj më vonë në panairin e veturave që do të mbahet në Paris nga 4 deri 14 tetor, transmeton Koha.net.
Ky model është paralajmëruar që nga viti 2016, si koncepti Generation EQ. Modeli i tij serik do të jetë përafërsisht me madhësi të njëjtë sikurse GLC aktual.
Modeli serik, për dallim nga versioni si koncept, do të karakterizohet me dritat e përparme ndryshe dhe maskën e re, si dhe duhet theksuar se prodhimi dhe shitja e tij pritet të fillojë vitin e ardhshëm.
Ky prodhues prestigjioz gjerman, më herët pati njoftuar se EQC ka kaluar testimet dimërore suksesshëm në veri të Suedisë (në temperaturën deri minus 35 shkallë celsius) si dhe testimet verore në Spanjë.
Mercedes EQC do të ketë platformën e veçantë të zhvilluar për veturat elektrike. Po ashtu, ai do të ketë dy motorë elektrikë me 300 kW/408 kuajfuqi në total dhe baterinë deri 70 kWh përmes së cilës me vetëm një karikim do të mund të kalojë deri në 500 kilometra, përcjell Koha.net. Sipas disa të dhënave, thuhet se EQC do të mund të arrijë shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për më pak se 5 sekonda.
Mercedesi është njëra nga shumë kompanitë të cilat kanë paralajmëruar veturat elektrike për vitet e ardhshme, kështu që ajo deri në vitin 2022 do të lansojë plot 10 vetura të reja elektrike. Po ashtu, ky prodhues gjerman njofton se së bashku me modelet plug-in hibride dhe me sistem 48-voltësh në ofertën e saj do të ketë 130 vetura elektrike.
Gjithashtu, Mercedesi parashikon që deri më 2025-ën në tregun e veturave elektrike të përfshihen 15 deri 25 për qind shitjet e saj në total.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...