Auto&Tech

Mercedes-AMG që lansohet pas dy vitesh, kapet duke u testuar në hapësira të ndryshme (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 15 November 2017

Reporterët që merren me makina të reja, e kanë kapur modelin e ri nga linja e prodhimit AMG, teksa testohej në rrugë të hapur dhe në pistë.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon këtë Mercedes për dy persona, teksa lëvizë shpejtë dhe me shkathtësi duke zënë edhe kthesa shumë të lakuara, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ishte bërë e ditur se më 2019 do të lansohet një makinë nga njësia AMG, që do t’i ketë rreth 600 kuajfuqi, por nuk u tregua për fuqinë dhe strukturën e ndërtimit.

-Advertisement-

Njohësit e makinave, besojnë se kjo veturë do të jetë rivale e fortë me Porsche 911 GT2, që lansohet në të njëjtën kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera