Auto&Tech

Mercedes AMG A45 vetura më e shpejtë në botë në kategorinë “hot hatch”

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 07 October 2017

Gjenerata e ardhshme e Mercedes AMG A 45 do të jetë prapë vetura më e shpejtë në botë në këtë kategori, duke kaluar Audi-në RS 3 e ri 2018 që ka 394 kuaj fuqi.

AMG ka pasur sukses të madh me versionin e tanishëm të A 45 që ka 376 kuaj fuqi, por me modelin e tanishëm pritet të kenë sukses edhe më të madh në kategorinë e veturave të shkurta me performanca të fuqishme, transmeton koha.net.

AMG A 45 i tanishëm ishte “hot hatch” më i shpejtë në botë, me motorin 2.0 litërsh me katër cilindra turbo. Ndërsa tani me modelin që prodhon mbi 400 kuaj fuqi pritet të jetë prapë vetura më e shpejtë në botë në këtë kategori.

-Advertisement-

Mercedes AMG A 45 pritet të dal në shitje në fund të vitit 2018 me një çmim fillestar prej rreth 50 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera