Auto&Tech

Mercedes A45 i ri sipas Brabusit

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 11 July 2017

Versioni i ristilizuar i Mercedes A-Class mund të modifikohet me paketën e re të kompanisë së famshme Brabus, paketë e cila është e dedikuar jo vetëm për pamjen tërheqëse por edhe të performancës më të mirë.

Paketa e re e Brabusit për këtë A45 4MATIC, ndër të tjera, përfshinë rrotat “Monoblock R” kuqezi me diametër 19-inç, difuzerin e ri të pasmë, sistemin Brabus sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe përforcimin e motorit, transmeton Koha.net.

Brabus ende nuk ka shpalosur detajet në lidhje me përforcimin e motorëve, por në versionin e vjetër të Brabusit paketa për përforcimin e motorit të A45 AMG ka përfshirë 40 kuajfuqi shtesë.

-Advertisement-

Sa i përket versioneve tjera, A180 është përforcuar për 33 kuajfuqi, A250 për 34 , A200 CDI për 29, ndërsa A220 CDI për 40 kuajfuqi për dallim nga versioni standard.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy