Mënyrat natyrale për të qetësuar djegien e fytit!
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 26 October 2023
Jemi zyrtarisht në sezonin e ftohjeve dhe viruseve që qarkullojnë kudo, por janë edhe disa sëmundje që mund të merrni për shkak të të ftohtit. I ftohti dobëson trupin, gjë që pengon sistemin tuaj të imunitetit të luftojë kundër sëmundjeve dhe të funksionojë normalisht. Ndjesia e djegies së fytit mund të shkaktohet nga disa faktorë, si urthi, refluksi gastro-ezofageal apo ngrënia e ushqimeve pikante dhe me sasi të larta yndyre. Përveç se e dhimbshme, ajo mund të jetë dhe shumë bezdisëse duke ju krijuar probleme me gëlltitjen.
Nëse po kërkoni shpëtim nga ky problem si fillim bëni gargarë me ujë të kripur. Uji i kripur mund të reduktojë ënjtjen dhe të qetësojë irritimin dhe inflamacionin. Gjithashtu mund të ndihmojë për të tërhequr infeksionet apo irritantët në sipërfaqe të fytit, ku trupi është më i aftë që të veprojë kundër tyre. Tresni 1/4-1/2 lugë çaji kripë në 230 ml ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë çdo 1-2 orë.
Pini lëngje të ftohta. Ndoshta do ta keni të vështirë në fillim. Por, ashtu si kur vendosni akull kur keni ndrydhur kyçin e këmbës, që të qetësohet dhimbja dhe të parandalohet enjtja dhe pirja e lëngjeve të ftohta mund të mpijë fytin duke ulur dhimbjen, duke qetësuar kështu inflamacionin që po ju shkakton dhimbje. Hani mjaltë. Mjalti ka veti antibakteriale që reduktojnë irritimin. Shtoni një lugë çaji mjaltë në ujë të ngrohtë apo çaj ose mund ta hani ashtu siç është.
Ndërkaq, për të reduktuar simptomat e gripit për mëngjes zgjidhni omëletë me kërpudha. Vezët janë një burim i mirë i zinkut, një mineral që forcon sistemin imunitar. Kërpudhat, nga ana tjetër, kanë veti antibakteriale, sepse përmbajnë selen, i cili mbron nga ftohja. Gjithashtu, vitaminat e kompleksit B që gjenden tek kërpudhat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke forcuar kështu trupin kundër baktereve.
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...