Lajme

Mënyra se si tentuan ta fusin drogën në burg, habit edhe gardianët në Dubravë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 18 September 2021

Gjatë ditës së sotme në Qendrën Korrektuese në Dubravë është parandaluar futja e drogës në këtë qendër, shkruan Gazeta Infokus.

Në një njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, thuhet se është tentuar të futet drogë përmes atleteve sportive.

“Gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç` rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

-Advertisement-

I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni fotografitë e publikuara. /Gazeta Infokus/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera