Lifestyle

Menjëherë pas seksit: Obligimi nr. 1 i grave që nuk anashkalohet kurrë!

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 21 June 2021

Seksi është një akt gjatë të cilit në trupin tonë ndodhin ndryshime të shumta

Edhe pse secili prej nesh ka dëshira dhe nevoja të ndryshme, pothuajse trupi i të gjithëve reagon në mënyrë shumë të ngjashme.

Njëri nga këto reagime është nevoja për të urinuar pas seksit.

Disa gra mund të kenë nevojë shumë të fortë dhe të menjëhershme, ndërsa disa të tjera pas disa minutash. Nevojën e këtillë assesi nuk bën ta injoroni.

Përse kemi nevojë të urinojmë pas seksit?

Trupi ynë është një sistem shumë i sofistikuar, roli i të cilit është që të na mbrojë maksimalisht nga rreziqet potenciale të cilat fshihen në ambient.

Një nga këto rreziqe fshihet në baktere. Pikërisht, gjatë marrëdhënieve seksuale, trupi u ekspozohet baktereve të shumta që mund të fshihen në vendet ku nuk i duam fare.

– Gjatë marrëdhënies seksuale, bakteret përhapen përmes uretrës në fshikëz, gjë që tek gratë mund të çojë në inflamacion akut të traktit urinar. Duke urinuar pas seksit, ne në fakt” pastrojmë “ose shpëlajmë uretrën nga këto baktere.

Kjo është arsyeja pse, nëse ndieni një nevojë të fortë për të urinuar pas seksit, shtyjeni përkëdheljen për disa minuta dhe dëgjoni më parë trupin tuaj.

Të tjera