Lajme

Mëngjesi me ngrica të dobëta, kërkohet kujdes në komunikacion

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 15 January 2020

Në parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i qetë, me mjegull dhe kryesisht i vranët.

Nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, parashihet mot me ngrica të dobëta, por për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, ngasësit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius deri 6 gradë Celsius.

-Advertisement-

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të kësaj situate pasive meteorologjike. Do të fryjë erë e dobët nga verilindja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera