Menduh Thaçi nga Çairi: Ahmeti moti i ka shit drutë, me BESËN i ndamë rrugët (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
20:10 | 13 Gusht 2017
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi nga pikniku me anëtarësinë në Çair ka folur për zhvillimet politike si dhe marrëveshjet apo mosmarrëveshjet me partitë politike shqiptare për zgjedhjet lokale. Ai ka folur edhe për pozicionimin e tij karshi BDI-së dhe partive tjera në pushtet.
“Nuk bëjmë koalicion me këta që janë në pushtet. Ka pas shpifje se këto janë me BDI, Alinë. Është e qartë se skemi marrëveshje dhe koalicionimi. Po pse ulemi me të. E para për të ulur konfliktin politik mes shqiptarëve. E dyta si parti më e vjetër dhe me më përvojë ekziston bindja në Shqipëri dhe Kosovë se ne duhet ti ndihmojmë ti realizojmë interesat shqiptare. Por ne deshëm ta konsumojmë këtë dhe ti bindim Tiranën dhe Prishtinën se nuk ka ndihmë për Ali Ahmetin. Sepse ata i kanë shit drutë që në fillim, para 16 vjetve.
Sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen BESA, Thaçi tha se ka bërë përpjekje maksimale për tu bërë kjo.
“Unë thash maksimumin dhe qasjen e sinqertë për të arritur marrëveshje koalicionimi me Lëvizjen BESA. Fatkeqësisht nuk arritëm. Nuk kemi marrëveshje për zgjedhjet lokale dhe nuk duhet të shkojë një hap më tej për tu mos u keqkuptuar. Mendoj se ata duhet të jenë të kujdesshëm, për shkak se sot me kohë përcaktohet pozita si opozitar.”, theksoi Thaçi.
Pikniku i sotëm i Thaçit në Çair është në vazhdën e aktiviteteve të këtilla që po i realizon me anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij nëpër komuna të ndryshme shqiptare në Maqedoni.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































