Fokus

Mendimi interesant i Drilon Gashit për shaminë (Video)

Autori: Halil Berisha 00:01 | 12 September 2019

Drilon Gashi tashmë njihet si një hoxhë, mendimet e të cilit janë goxha më të ndryshme se sa ato që jemi mësuar të ndëgjojmë nga hoxhallarë të tjerë.

E kjo i kushtoi edhe me pozitën e imamit, pasi u shkarkua nga Bashkësia Islame.

Në një intervistë për gazetën inFokus, Gashi flet edhe për hixhabin apo shaminë që vendosin gratë. Sipas Gashit, shamija është obligim fetar, por jo objektiv dhe sipas tij, vërja e shamisë nuk do të thotë që dikush është më e devotshme se sa ato që nuk e vejnë atë.

-Advertisement-

“Nëse nuk e ka shaminë një grua nuk do të thotë që nuk është e devotshme e mos t’i humb shpresat te zoti, në rregull, nuk e ka vnu shaminë por edhe pse nuk e ka shaminë mundet me kanë e mirë mundet me kanë e devotshme e sa e sa gratë janë pa shamija që janë më të devotshme, më të sinqerta më të mira, më përparimtare e më të shkolluara se sa ato me shamija, ka, ka, ky është realiteti, po nëse e vnon shaminë e e mblon trupin e ke një poenë plus tek zoti, kjo nuk ka dyshim”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera