Menaxhmenti i “Trepçës” ndëshkon minatorët grevistë, ua ndal pagesat e mëditjeve dhe shujtave
Autori: Gazeta inFokus
07:03 | 01 November 2023
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim që t’u ndalohen pagesat për mëditje të rregullta dhe për shujtë të gjithë minatorëve që kanë qenë në grevë.
“Të gjithë punonjësit e Trepça Sh.A. të cilët kanë bojkotuar punën, ju ndalohet pagesa për mëditje të rregullta si dhe pagesa për shujtë që nga data 24.10.2023” – thuhet në këtë vendim.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se u.d. kryeshefi është bazuar në atë që punonjësit kanë bojkotuar punën pa paralajmërim si dhe bazuar në Ligjin për grevat, ku thuhet se “Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.
Këtë grevë, përmes së cilës po kërkohet edhe shkarkimi i tij, u.d. kryeshefi e ka quajtur të paligjshme, pasi që, siç thuhet në këtë vendim, greva nuk është paralajmëruar së paku 7 ditë më herët dhe është hapur pa këshill grevist.
Destan Kerleshi nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës” tha se ky vendim është kërcënues dhe shantazhues, por që nuk do ta zbehë zërin e minatorëve.
“Ky është vendim i padrejtë ndaj minatorëve të cilët po e ngrisin zërin për të drejtat e tyre elementare, është shkelje e demokracisë dhe lirisë së fjalës” – tha Kerleshi.
KALLXO.com është munduar të kontaktojë edhe me u.d. kryeshefin e “Trepçës”, Enis Abdurrahmanin, por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Minatorët janë zotuar se nuk do ta ndërpresin grevën pa u përmbushur tri kërkesat e tyre: Realizimi i pagës mujore me kohë (nga data 6-10 në fillim të çdo muaji), shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.
Minatori i ‘Trepçës”, Sami Peci, sot duke folur para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, i emocionuar ka kërkuar ndihmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të bërë zgjidhje për kërkesat e minatorëve.
Gjatë këtyre ditëve, dhjetëra minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë, e disa të tjerë janë dërguar në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në një konferencë për media të premten e kaluar, i pyetur nga KALLXO.com se kur do të realizohet premtimi për investimet në “Trepçë” dhe për grevën e minatorëve, kryeministri Albin Kurti, nuk u përgjigj fare.
“Kryeministri kaq pati kohë, më duhet ta takoj gazetarin gjerman Eric Rathfelder, e njoh që një çerek shekulli, është këtu. Këtu e keni zëvendëskryeministrin” – tha Kurti.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar sot në lidhje me vendimin e Qeverisë në shkurt të këtij viti, që t’i jepte kredi ‘Trepçës’ prej 20 milionë euro, por që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Murati ka thënë se ekipet teknike janë në negocim dhe sipas tij, së pari duhet të sigurohet kapaciteti pagues i ndërmarrjes.

T� tjera
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...
-
IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave ...
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
































