Lajme

Menaxheri i marketit sajoi grabitjen, kishte humbur mijëra para në loto

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 02 October 2017

Pak minuta më parë u njoftua për një grabitje me armë dhe dhunë, por tani policia ka zbardhur të plotë ngjarjen që fillimisht u kallëzua si grabitje.

Sipas policisë, autor është vetë menaxheri i marketit në zonën e Brrylit në Tiranë,, i cili u arrestua për kallëzim të rremë. Gjithashtu policia njofton se ai është shtetas Albi Celiku, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit ka pranuar në polici se i duheshin paratë, pasi kishte humbur në loto një shumë të konsiderueshme. Sipas policisë, shuma e humbur është 500 000 lekë të rinj.

-Advertisement-

Informacioni i plotë nga policia:

Sajon grabitje me dhunë nga persona të armatosur. Policia arreston 27vjeçarin. Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan shtetasin : – Albi Celiku, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 02.10.2017, rreth orës 10:50, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë të rendit, duke njoftuar se është grabitur nga persona të armatosur të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 500 000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas shumën prej 500 000 lekë të reja e ka lënë në disa pika bastesh.

Nga ana e shërbimeve të policisë janë dokumentuar dhe ambientet se ku ky shtetas ka humbur këtë shumë lekësh duke luajtur në disa pika bastesh sportive.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kallëzim i rremë në organet e policisë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera