Sport

Menaxheri i Kosovës zbulon detaje për vajzën që u fotografua me Muricin

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 13 October 2020

Menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka folur për fotografinë e Aro Muricit më një vajzë, e cila po qëndronte në hotelin ku ishin vendosur futbollistë kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Shala ka thënë se nuk ka pasur pije alkoolike si dhe vajza nuk ka qenë në dhomë e gardianit kosovar.

“Me Aro Muriç nuk ka ndodhur asgjë, ato ishin fjalë të mediave kinse ajo vajz ka qenë në dhomën e tij dhe nuk e di në çfarë formë mund të dëshmohet se ajo ishte në dhomën e tij. Pra ajo nuk ka qenë në dhomën e tij, fotoja është bërë në ambientet e hotelit dhe nuk ishte askush në dhomën e tij. Në atë foto as ai dhe as vajza nuk janë të zhveshur, nuk ka shtrat nuk ka alkool siç është shkruar dhe Aro Muric iu ka përgjigjur me shumë mirësjellje siç mund t’i përgjigjet çdo futbollist tjerë ndonjë fansi për fotografi. Aty nuk ka asgjë të turpshme, asgjë për tu fshehur, asgjë për t’u ndëshkuar dhe nuk po shoh arsye për të vazhduar këtë bisedë”, ka thënë menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili në insistimin e gazetarëve se aty ka mundur të përcillet COVID-19 kur dihet se ekipi është i mbyllur për personat tjera, konferenca u mbyll me tension dhe pa u dhënë përgjigje disa pyetjeve, pasi siç tha Shala mbaroi koha prej 30 minutave sa ishte paraparë të zgjas konferenca./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera