Sport

Menaxheri i Hysajt flet për të ardhmen e futbollistit

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 06 April 2021

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, tash e një kohë është ‘cak’ i mediave sa i përket të ardhmes së tij, shkruan Gazeta inFokus.

Deri me tani i sigurt është largimi i tij nga Napoli, por kush është destinacioni i tij i radhës akoma nuk dihet.

Pas Romës në garë për transferimin e 27 vjeçarit thuhet se është futur edhe Milani.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë ka folur menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi.

“Le të shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është akoma e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo me çdo kusht në Milano. Fati i tij nuk është shkruar ende. A është i vërtetë interesi i Milanit? Nuk bëj dot asnjë koment”, ka thënë Giuffredi mes të tjerash.

Vlera aktuale e Hysaj në treguan e transferimeve sillet rreth 14 milionë eurosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera