Lajme

Menaxheri i bankës raporton në polici një person për mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 24 November 2021

Menaxheri i një banke në Ferizaj ka raportuar në polici se javën e kaluar  ka ndodhur një mashtrim në bankën ku punon ai, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij një person me dokumente origjinale të dikujt tjetër ka arritur që nga llogaria të tërheqë një shumë të madhe parash.

“I dyshuar, pasi kishte prezantuar disa dokumente origjinale, duke keqpërdorur identitetin e një klienti të bankës,  ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera