Lajme

Menaxheri e bën për spital punëtorin në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 01 December 2019

Një nga problemet kryesore me të cilat përballet shoqëria kosovare është mos respektimi i të drejtave të punëtorëve.

Madje, nuk mungojnë as rastet kur këta sulmohen edhe fizikisht nga shefat e tyre, shkruan gazeta inFokus.

Një ngjarje e tillë ka ndodhir mbrëmjen e së shtunës në Prizren.

-Advertisement-

Aty, në një restorant, pas një mosmarrëveshje një punëtor është rrahur nga menaxheri i tij, duke u bërë për spital, shkruan gazeta inFokus.

Këtë rast publik e ka bërë Policia e Kosovës nëpërmjet raportit të saj 24 orësh.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar  në një restorant  pas një mosmarrëveshje është  sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar- menaxher. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. rasti është duke u hetuar”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera