Lajme

Memqaj, gjysmëvëllai i Pjetër Shalës, shpreh keqardhjen për dënimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 16 July 2024

Familja e ngushtë e Pjetër Shalës nuk jeton në Kosovë. Megjithatë, jo të gjithë jetojnë jashtë vendit. Rtk-ja e ka gjetur dhe ka folur me të vëllanë e tij nga nëna Andre Memqaj nga një fshat i Gjakovës. Atij i vjen keq për dënimin që gjysmëvëllau mori nga Gjykata Speciale.

-Advertisement-

Memqaj thotë se nga vitet e 80-ta nuk ka kontaktuar me të, ndonëse pas luftës është interesuar ta dijë nëse ishte gjallë. Sot, ai e pa gjysmëvëllanë nga televizori.

Shikon më vëmendje televizorin. Ky është Andre Memqaj, gjkysmëvëllai i Pjetër Shalës. Edhe pse thotë se nuk është takuar që nga vitet e ‘80-ta, ndjen dhimbje për të, teksa e sheh në televizion duke u dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Megjithatë, thotë se ia lë në dorë drejtësisë.

“Çka kam me thanë. Sa i përket kontributit të tij i jap çdo lëvdatë por sa ka mujt me kontribu nuk di…”, ” shprehet  Andre Memqaj, gjymë vëllau i Pjetër Shalës

Ai thotë se wshtë e dhimbshme për çdo njeri, por kjo nuk varet prej nesh edhe këto janë instancat më të lartat ndërkombëtare, dhe se siç thotë ai, ato le ta vlerësojnë”

I gjithë interesimi për gjysmvëllanë ishte për të mësuar nëse ka shpëtuar nga lufta.

” Unë s’kam ditë për të a është gjallë a vdekur, deri në kohën mas çlirimit të Kosovës , kur kam iniciuar me anë të kryqit të kuq ndërkombëtar në krye me Walker në atë kohë, atëherë e kam vërtetuar që ka marr pjesë në luftë dhe së është gjallë, më ka interesuar veç a është gjallë a ku është”, thotë Andre Memqaj.

Ndonëse thotë se nga vitet 80-ta nuk janë takuar, ai tregon se fëmijëria dhe rinia e Pjetër Shalës ishte e vështirë.

” Qysh prej viteve 85/86 nuk jemi taku, tash është bërë edhe njëfarë moshe , ka qenë situatë e jashtë-zakonshme prandaj nuk mundem me mbajte në mend”, thotë Memqaj.

Ai  thotë se fëmijëria dhe rinia e Pjetër Shalës ishte e vështirë.

Ka qenë i përndjekur për me e dërgu në shërbimin ushtarak ish regjimit, aty ju ka ikë, mandej është shkuar, ka marr pjesë në Kroaci, në Bosnjë por edhe në Kosovë. Unë për Kosovë nuk e kam ditë hiç”, thotë ai duke shtuar se për ta vizituar të vëllanë thotë se e ka të pamundur.

“Nuk i kam as mundësitë të udhëtimit, jam i sëmurë kronikisht dhe mundësitë ekonomike nuk janë në nivel”, shprehet ai.

Memqaj thotë se ky është deklarimi i parë publik për gjysmëvëllanë e tij dhe lidhjen e tij nga nëna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera