Lajme

Memoriali i KFOR-it me gabime drejtshkrimore

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 12 June 2018

Pllaka memoriale në nderim të ushtarëve të KFOR-it që kanë rënë gjatë shërbimit në Kosovë, është përuruar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në pllakën memoriale janë tri gabime drejtshkrimore: dy në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Fjalia me drejtshkrim është dashur të shkruhej: “Në kujtim të burrave dhe grave që kanë shërbyer me partnerët e tyre në KFOR dhe kanë dhënë jetën si rezultat i shërbimit të tyre. Ne nderojmë dhe përkujtojmë sakrificën e tyre”.

-Advertisement-

Pllakata e përuruar ka të shkruar gabimisht fjalën “si rezultat i shërbimit të tyre” pasi është e shkruar bashkë “si rezultati shërbimit të tyre”.

Përveç këtij gabimi, në pllakatë fjala “sakrificën” është e shkruar “sakrificen”, pra, në vend të shkronjës “ë” aty është vendosur “e”-ja.

Autorët e këtij memoriali kanë bashkuar edhe dy fjalë në gjuhën serbe. Në këtë pllakatë të bashkuara janë fjalët “Rezultatnjihove”.

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera