Lajme

Memoriali Ibrahim Rugova në Istog përfundon në shtator

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 15 July 2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugova kanë inspektuar punimet në memorialin “Ibrahim Rugova”

Ministrja Dumoshi ka thënë se kjo hapësirë do të ketë shumë funksione.

Sipas saj, në vendlindjen e ish-presidentit do të ndërtohet edhe shtatorja e tij ku do të kenë mundësi që shumë njerëz ta vizitojnë.

-Advertisement-

Kryetari Rugova tha se kanë nisur punimet sa i përket memorialit”Ibrahim Rugova”, i cili pritet të përfundojë në shtator.

“Është duke u punuar shumë rreth këtij objekti memorial. Këtë hapësirë do ta bëjmë multi-kulturore e trashëgimisë së Ibrahim Rugovës, ku për dy muaj do ta ketë shtatoren”.

Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që t’i përkrahë sa i përket financimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera