Lajme

Memoriali “Bllaca ‘99” me pamje të re

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 06 November 2023

Tani ta sigurosh një vend në të është e lehtë.

Por, situatë krejt ndryshe ishte plot 24 vjet më parë.

Për një kohë të shkurtë, afër gjysmë milioni kosovarë synuan një vend në ulëset e këtij treni.

-Advertisement-

E në përvjetori e ardhëm, memoriali “Bllaca ‘99” pritet ta ketë një pamje të re.

Kjo pas një bashkëpunimi në mes të Komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë për Menaxhmin e Monumenteve.

“Qëllimi i trotuarit që është shtruar prapa vagonëve të trenit, ka për qëllim për më pa vizitorët një pamje komplet të vagonëvë dhe trenit përndryshe kjo nuk ka qenë më herët”, ka thënë për Tëvë 1, Sevdi Dernjani, nënkryetar në Komunën e Hanit të Elezit.

Dernjani thotë se në këtë memorial është investuar në vazhdimësi.

Ndërsa ka treguar se sa pritet të kushtojë projekti i fundit.

“Si total në fakt projekti ka vlerën e 54 mijë euro, prej tyre Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, ka ndarë 33 mijë euro. Për momentin po punohet në rregullimin e parkut dhe stazhi prapa trenit dhe po rregullohen disa pjesë teknike si këto anësoret dhe mbjellja e pemëve”, tregon ai.
Memoriali “Bllaca ‘99” vazhdon të jetë i hapur për vizitorë, pavarësisht punimeve.

Ndërsa këto pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

“Si projekt është përuruar një herë (në vitin 2019) por ka pasur punime të herë pas hershme në të, ndërsa këto të fundit është planifikuar të përfundojnë në fund të këtij viti”, ka thënë nënkryetari i komunës.

Treni që barti shqiptarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, ndodhet në ish-kampin e refugjatëve në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa memoriali “Bllaca ’99” u përurua në vitin 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera