Memorial në Prishtinëpër të gjithë Jasharajte flijuar me 5, 6 dhe 7 mars ‘98
Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 09 July 2021
Shkruan: Arianit Bytyçi, arkitekt
Kosova dhe Prishtina si kryeqytet i saj duhet ta ketë monumentin e familjes heroike Jashari të Prekazit.Pra, monumenti që do të përfshinte mes tjerash edhe shtatoret, përveç që do të prezentonte figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, duhet tëjetë një monument gjithpërfshirës, ku duhet të prezentohet flijimi i të gjithë familjarëve të komandantit legjendar, anetarëtjërë të familjes Jashari dhe bashkeluftetarëve tjerë të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz.
Madhështia e Epopesë së Jasharajve qëndron pikërisht në faktin se në këtë epope kane rënë heroikisht 3 gjenerata të familjes së komandantit Adem Jashari:ka rënë heroikisht komandanti, vëllau i tij, babai e nëna, fëmijët e tij e të vëllezërve te tij, daja, kanë rënë prindërt e luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, Musa e Sahit Jashari, dhe bashkeluftetaret tjere te Prekazit e te Drenices. Prandaj, duhet te kete monument tëtëgjithe Jasharajve të flijuar për lirinë e Kosovës. Ky monumet gjithpërfshirës që prezenton sakrificën dhe flijimin e të gjithë Jasharajve të rënë në Epopenë e UÇK-së, e madhështon lavdinë e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Për të realizuar këtë monument të Epopesë së UÇK-së, të Epopesë së Jasharajve, duhet të ketë qasje të integruar ndërinstitucionale, ku duhet të përfshihen përmes njëkomision ndërinstitucional këto institucione:
– Qeveria e Kosovës (përmes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës)
– Kuvendi i Kosovës (përmes Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale)
– Komuna e Prishtinës (përmes Drejtorisë së Kulturës, Drejtorisë së Planifikimit dhe asaj të Urbanizmit)
– Familja Jasharaj nga Prekazi
– Shoqatat e dala nga lufta;
Ky grup ndërinstitucional pas analizave dhe diskutimeve edhe me publikun, do të duhej të përzgjidhte një lokacion adekuat reprezentativ për projektimin dhe ndërtimin e Monumentit të Epopesë së UCĶ-se, pra Epopesë së Jasharajve të Prekazit, ku do të mund të prezentohej në mënyrë të dinjitetshme flijimi heroik i gjithë familjes Jashari.
Në këtë kuadër, grupi teknik profesional që do të duhej të rridhte nga komisioni ndërinstitucional do të angazhohej për përgatitjen e një detyre projektuese të mirëfilltë, që do t’i paraprinte shpalljes së një konkursi ndërkombëtar të arkitekturës.
Detyra projektuese do të duhej të paraqiste objektiva dhe parime bashkëkohore të arkitekturës, skulpturës, të artit e të arkitekturës së peisazhit, në mënyrë që monumenti i Jasharajve,i komandantit Adem Jashari, familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë në mars të vitit 1998, të ketë identitet origjinal, të ketë përmbajtje, të ketë mesazh dhe të jetë ikonë – “landmark” arkitektonik i Prishtinës e i Kosovës.
Vetëm me këtë qasje serioze institucionale do të mund të inkurajonim pjesëmarrjen e mendjeve më të ndritura të arkitekturës dhe skulpturës botërore dhe vendore dhe në këtë mënyrë do të arrinim të realizonim një monument të denjë të lirisë së Kosovës, që do të prezentonte në mënyrën më të mirë sakrificën dhe flijimin unik të familjes Jashari të Prekazit për lirinë e Kosovës.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...