Lajme

Memli Krasniqi viziton sot Komunën e Vitisë, nuk dihet arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 21 June 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të vizitojë komunën e Vitisë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku thuhet se Krasniqi do të takohet me kryetarin e komunës, Sokol Haliti e ku arsyeja e kësaj vizite nuk është bërë e ditur.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të vizitojë sot (21 qershor 2022), Komunën e Vitisë. Kryetari Krasniqi do të takohet me  Kryetarin e Komunës, Sokol Haliti. Vendi: Ndërtesa e Komunës së Vitisë. Koha: 15:00”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu është bërë e ditur se pas takimit do të ketë edhe deklaratë për media./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera