Lajme

Memli Krasniqi: Ushtria e Kosovës është krenaria jonë e përhershme

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 14 December 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në tre vjetorin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri tha se pas shpalljes së pavarësisë, ky proces ishte momenti më i rëndësishëm në forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shprehet se Ushtria e Kosovës është krenaria jonë e përhershme, shkruan Gazeta Infokus.

“Ushtria jonë, që çdo ditë po e dëshmon veten me nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe përvetësimit të standardeve të NATO-s, nuk do të ishte e tillë pa insistimin dhe vendosmërinë për formimin e saj edhe të dy liderëve tanë historikë Kadri Veselit, atëherë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-Presidentit Hashim Thaçi”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera