Lajme

Memli Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 24 April 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në ditëlindjen e tij.

“Gëzuar ditëlindjen z.President”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi me Thaçin, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndryshe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot i mbush 54 vjet. Ai ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në fshatin Burojë të Skenderajt.

Kjo është ditëlindja e dytë e tij që është larg familjes, miqve dhe dashmirëve, pasi që ai gjendet në Hagë që nga nëntori i 2020-tës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera