Lajme

Memli Krasniqi uron Pashkët: E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 17 April 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë e protestantë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, Pashkët, mbi të gjitha, japin mësimin e fillimeve të reja dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për secilin.

“Së bashku, të shtyrë edhe nga rëndësia e kësaj dite, urojmë që mëshira e Zotit të gjejë të gjithë njerëzit, familjet, shoqëritë e kombet që janë duke kaluar nëpër sfidat e ditëve të sotme. E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë. Pashkë të bardha e të begata për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera