Lajme

Memli Krasniqi uron 1 Majin: Të gjithë punëtorët e Kosovës sot meritojnë urimet më të mira

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 01 May 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke thënë se të gjithë punëtorët e Kosovës pa dallim sot meritojnë urimet më të mira, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se 1 Maji i këtij viti, i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në një krizë me shumë sfida dhe ende pa ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

“Mos miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin. Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera