Memli Krasniqi tregon si u vendos që Bedri Hamza të kandidohet për kryeministër të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 27 March 2024
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është i bindur se Bedri Hamza është njeriu i duhur për të qeverisur.
Memli Krasniqi është sonte i ftuar në Presssing dhe tregoi arsyet pse u vendos që Hamza të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të vendit.
“Duke parë zvogëlimin e mirëqenies së qytetarëve tonë, një lloj depresioni kolektiv social qe e vëren largimin e të rinjve të cilët pa shpresë në Kosovë po kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. E duke e parë ngritjen e çmimeve enorme dhe degradim në shendëtësi e arsim, e mos të flasim për politikën e Jashtme. Kam menduar gjatë se cilat veprime duhet ti marrim ne për t’i ofruar Kosovës jo një njeri, por një ekip që mundet me kthy Kosovën nga binarët që e ka nxjerrë qeveria dhe kryeministri aktual”, tha Krasniqi në Pressing.
“Kam diskutuar me z.Hamza një kohë shumë më të gjatë dhe duke pas për bazë bagazhin e tij intelektual e profesional. Faktin që ka qenë ministri më i suksesshëm në historinë e Republikës së Kosovës, guvernatori i BQK-së me rezultatet më të prekshme ndonjëherë dhe kryetar i Mitrovicës që në periudhë kaq të shkurtër po e transformon qytetin dhe ka shkëlqyer në secilën punë publike që e kam pas, kam qenë i bindur që është njeriu më i duhur për kontekstin dhe kohën e sotme”, tha Krasniqi.
“Kemi një situatë që vendi ynë ndodhet në udhëkqyr, njerëzit kanë sfida të ndryshme”, shtoi ai.
Të tjera
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...
-
OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve
Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e f...
-
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...
-
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin për Ranger në ShBA
Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organi...
-
Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lu*ta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës
Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e ...
-
Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj nd...