Lajme

Memli Krasniqi tregon pse e pranoi takimin me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 29 May 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se arsyeja e vetme pse ka pranuar takimin me kryeministrin, Albin Kurti ishte të theksonte që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Krasniqi këtë e tha në një konferencë për media ku tha se Kosova ka nevojë për një qeveri të re, shkruan Gazeta Infokus.

“Kosova ka nevojë për qeveri të re, kishte nevojë për zgjedhje të parakohshme … Për këtë arsye unë e pranova edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti, duke bërë të qartë që PDK-ja takohet vetëm për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Kujtojmë se tashmë ka kaluar afati që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme duke qenë se opozita nuk pati mundësi të arrinte një marrëveshje për të shpërndare kuvendi.

Kjo sepse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kane deklaruar se nuk e votojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera