Lajme

Memli Krasniqi: Të dërgohet mesazh tek dhunuesit se do të mbrojmë vajzat dhe gratë

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 31 August 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është bashkuar protestës në Prishtinë kundër përdhunimit të vajzës 11-vjeçare nga pesë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se duhet të veprohet sot, që të dërgohet mesazh i qartë tek të gjithë dhunuesit, se shteti, por edhe shoqëria, do të mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit.

“Këto ditë, të gjithë jemi të shokuar nga rasti makabër i dhunimit të vajzës 11 vjeçare në Prishtinë. Dhe, për më keq, ky nuk është një rast i izoluar i dhunës ndaj vajzave dhe grave në Kosovë. Prandaj, shteti, urgjentisht dhe me vendosmëri, duhet që të reagoj në të gjitha instancat për të rritur ndërgjegjësimin, për të përmirësuar edukimin, krijuar sigurinë dhe garantuar drejtësinë për vajzat dhe gratë. Të veprohet sot, që të dërgohet mesazh i qartë tek të gjithë dhunuesit, se shteti, por edhe shoqëria, do të mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera