Lajme

Memli Krasniqi takon Lajçakun: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 28 June 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se Lajcak e informoi PDK-në, për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Zotëri Lajčak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Po ashtu Lajçak gjatë ditës pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera