Lajme

Memli Krasniqi takon dy kongresmenë amerikanë, shpreh mirënjohje ndaj ShBA’ve

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 02 February 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ritakuar në Uashington dy kongresmenë amerikanë.

Bëhet fjalë për Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline, të cilët Krasniqi i takoi në darkën e hapjes së takimit Lutjet e Mëngjesit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në bashkëbisedim me ta, lideri opozitar ka shprehur falënderimin ndaj ShBA’ve për mbështetjen e tyre për Kosovën.

-Advertisement-

“Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë, të ritakoj kongresmenët amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, ne Washington, DC.

Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot.

Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera