Memli Krasniqi takon Adnan Dibranin, e uron atë dhe Aida Birinxhikun për zgjedhjen deputetë në Suedi

Autori: Gazeta inFokus
21:34 | 17 September 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Adnan Dibranin për rizgjedhjen deputet për herë të katërt në Parlamentin e Suedisë, dhe Aida Birixhikun, e cila ka fituar mandatin e parë në këtë Parlament.
Lideri i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ai sot ka takuar Dibranin, me të cilin ndër tjerash kanë diskutuar edhe për krizën ekonomike në Kosovë.
“Ishte kënaqësi që ta takojë sonte përsëri dhe të diskutojmë për shumë çështje aktuale politike dhe ekonomike, me të cilat po ballafaqohet Kosova. Si një nga qindra e mijëra shqiptarët e Kosovës të cilët kanë sfiduar fatin dhe shanset, për të prekur majat e suksesit në shtetet evropiane, Adnanit i urova rizgjedhjen si deputet dhe i dëshirova shumë suksese të mëtutjeshme. Fatmirësisht, këtë herë ai nuk do të jetë i vetmi shqiptar nga Kosova në Parlamentin suedez, meqë mandatin e parë të saj e ka fituar edhe Aida Birinxhiku, të cilës ia përcolla urimet e mia përmes Adnanit”, shkruan Krasniqi.
Ai është shprehur se ndjehet krenar me vajzat dhe djemtë e Kosovës që jetojnë në mërgatë dhe janë integruar e po arrijnë suksese në çdo vend të botës.
“Për shkak të situatës politike në Kosovë, kur ishte vetëm 4 vjeç, Adnan Dibrani, së bashku me familjen e tij kishte emigruar në Suedi. Por, statusi i tij si i huaj në këtë shtet nuk e ka penguar atë asnjëherë që ta realizojë vetveten nëshumë dimensione”, shkruan Krasniqi.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...