Lajme

Memli Krasniqi sërish i infektuar me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 14 January 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se përkundër që ka kaluar COVID-19 në vjeshtën e kaluar, sërish ka rezultuar pozitiv.

Ai ka shkruar në Facebook se ditëve në vijim do të vazhdojë izolimin dhe do të ndjek rekomandimet e IKSHPK-së.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Te dashur miq,

Dite me pare, familjaret e mi kane rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit te trete, edhe une sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma te lehta, njejte si Meliza dhe femijet. Diteve ne vijim do te vazhdoj izolimin dhe do te ndjek rekomandimet e IKSHPK-se.

Edhe pse e kam kaluar Covid-19 ne vjeshten e vitit 2020 dhe kam marre dy doza te vaksines me pas, ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dyte, tash po perballem edhe me infektimin e dyte nga ky koronavirus.

Duke ju uruar te gjitheve shendet, ju ftoj qe te kujdeseni per veten dhe njeri-tjetrin, tash kur jemi ne valen e re te shperndarjes se variantit Omicron te Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera