Lajme

Memli Krasniqi: Qytetarët janë zhgënjyer nga Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 23 November 2021

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Unë konsideroj se në krejt këta muaj të qeverisjes qytetarët me të drejtë janë ndjerë edhe të injoruar edhe të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit”, tha Krasniqi.

“Tani ai i ka edhe tre vjet, mund të përmirësohet, mund të dyshohet, mund të ndërrojë mendësinë edhe qasjen për çka unë konsideroj se vendi ka nevojë”, shtoi ai për RTK’në.

-Advertisement-

“Nuk pranohet arroganca dhe nuk pranohet zhgënjimi’, theksoi Krasniqi.

Mes tjerash Krasniqi ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë, rezultatin e PDK’së, si dhe fushatën e partive të tjera.

Ai veçanërisht ka përmendur Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij ka menduar se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet komunale.

“Ne kandiduam me emra të veçantë dhe me kandidatët më të mirë, ndërkaq Albin Kurti mendoi se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet nëpër komuna”, ka deklaruar Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera