Lajme

Memli Krasniqi polemizon me Kurtin në urimin e Vitit të Ri: Jemi krenare me arritjet e dy dekadave të fundit

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 31 December 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka polemizuar me kryeministrin Kurti në urimin për vitin e ri. Krasniqi ka thënë se duhet të jenë krenarë me arritjet e dy dekadave të fundit për shtetin e Kosovës dhe jo mohues të këtyre të arriturave pasi Kurti vazhdimisht ka fajësuar qeveritë e pasluftës për dështim.

Krasniqi ka postuar një video në Facebook ku ua ka uruar vitin e ri.

“Të gjithë ne duhet të jemi krenarë për të arriturat e jashtëzakonshme të këtyre dy dekadave duke qenë mirënjohës e jo mohues kur së bashku kemi shkruar historinë e krijimit dhe ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Kreu i PDK-së, u ka uruar Vitin e Ri edhe dy ish-eprorëve të UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Veçanarisht gëzuar dy burrështetasve Hashim Thaçi e Kadri Veselit dhe shokëve të tyre çlirimtarë ndonëse padrejtësisht po e presin vitin e ri të mbyllur janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera