Lajme

Memli Krasniqi ngushëllon familjen Veseli: Krenaria i mposhti mallin për të birin

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 07 January 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Kadri Veselit, pas rastit të vdekjes së nënës së tij, shkruan Gazeta inFokus.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar dhimbjen e madhe që ka ndjerë pas marrjes së lajmit nënën Ajshe, duke folur për mundin dhe sakrificat që ajo la pas.

“Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun”, shkroi Krasniqi

-Advertisement-

Nëna e Kadri Veselit ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së premte në moshën 93 vjeçare, varrimi i së ndjerës do të bëhet sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës/Gazeta inFokus/

Ky është njoftimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera